Dreshaj: O Zot vetëdijësoi kosovarët kundër mendësisë totalitare, anti-perëndimore e qytetare

Prishtinë | 28 Kor 2023 | 10:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në një konferencë për media ka hedhur një varg kritikash për qasjen e Qeverisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, por edhe ndaj problemeve të qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se vendi nuk ka asnjë njohje, janë rrënuar marrëdhëniet me ShBA-në e BE-në, u vendosën sanksione e u përjashtuam nga Defender 2023, prandaj thotë se duhet të ketë vetëdijësim të përgjithshëm.

Përderisa në skenën vendore ai tha se ka dështim në të gjithë sektorët që nga ekonomia, arsimi e shëndetësia. Madje pohoi se të rinjtë kanë humbur shpresën e po e lëshojnë vendin në masë të madh.

“Çka duhet t’i ndodhe këtij vendi më tepër që të vetëdijësohet. Dështimet në skenën ndërkombëtare: asnjë njohje e re; u prishëm me SHBA dhe BE; na u vendosen sanksione, hera e parë nga viti 1999 dhe u përjashtuam nga Defender 2023”.

“Ne skenën vendore: Dështim në reformën ekonomike, arsimore dhe shëndetësore; humbje e shpresës për të nesërmen, ikja e të rinjve dhe profesionistëve të profileve të ndryshme; Qeverisje me ministra me vendime të prera nga gjykata; Qeverisje me ministra përkundër vendimeve të GJK; Refuzim nga paga minimale e veteranëve”.

Ai deklaroi se përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pensionet kontributdhënëse me votimin e djeshëm për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Sociale të financuara nga shteti vazhdoi diskriminimi me 15 vjetëshin.

Dreshaj pohoi se ligjet e ish-Jugosllavisë po interpretohen sipas dëshirës. Ai shpalosi edhe amendamentet që i propozuar për Ligjin për Skemat Pensionale, por theksoi se ato nuk u aprovuan.

Tutje, gjatë kësaj konference Dreshaj shprehu brengën e kësaj partie për situatën siç e konsideroi ajo jo të mirë politike në vend.

Të ngjashme