Drita e transferon përfaqësuesin kongolez

Prishtinë | 26 Jan 2023 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Drita e ka përforcuar repartin defanziv për pjesën e dytë të sezonit në Superligën e futbollit.

Klubi gjilanas ka njoftuar se i ka siguruar shërbimet e futbollistit Raddy Ovouka duke i uruar atij mirëseardhje.

Më saktësisht, futbollisti nga Kongo ka përfunduar në Gjilan në formë huazimi për një vit nga klubi ganez, Hearts of Oak.

23 vjeçari së fundmi ka luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek ekipi New Mexico United.

Ai i ka zhvilluar 6 paraqitje edhe me Kombëtaren e Kongos.

Ai do t’i bashkohet ekipit Bardhekaltër në përgatitjet që po i zhvillon, ndërsa pritet të debutojë sot me ekipin e ri në miqësoren e radhës së Dritës.

Të ngjashme