Drita eliminohet nga Antwerp, por lë gjurmë në garat ndërkombëtare

Prishtinë | 28 Kor 2022 | 23:01 | Nga Ekonomia Online

Drita e Gjilanit nuk ia ka dalë të vazhdojë tutje në garat ndërkombëtare, pasi është eliminuar nga ekipi belg, Antwerp, në rrethin e dytë në Ligën e Konferencës

Djemtë e Ardian Nuhiut, megjithëse u angazhuan shumë, u mposhtën me dy gola të shënuar nga Laurit Krasniqi dhe Balikwisha në minutën e 52-të, respektivisht 90+9.

Intelektualët dhanë spektakël në “Fadil Vokrri”.

Të kujtojmë se në garat ndërkombëtare tash ka mbetur vetëm Ballkani që do të luajë në rrethin e tretë.

Të ngjashme