Me shtatë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Drita Morina është zgjedhur nënkryetare e Komisionit të Pavarur të Mediave, raporton Ekonomia Online.
Luljeta Aliu Krasniqi e propozoi Drita Morinën për nënkryetare dhe kjo e fundit nuk pati ndonjë kundërkandidat.
“Unë po mendoj që duke pasur parasysh përvojën që kemi momentalisht edhe përvojën e kandidatëve të cilët na i kanë shtru këtu si vërejtje natyrisht edhe anën gjinore tash se pa ta nuk bën po thonë, nuk bën, nuk bën. Mirëpo pa dashur me bë ndonjë dallim, megjithatë mendoj se zonja Drita Morina kishte me qenë një përzgjedhje e mirë, e ka po besoj edhe përvojën në këtë fushë. Edhe unë ia kisha besu këtë detyrë zonjës Drita Morina”, tha Aliu-Krasniqi.
