Drita përballet me Llapin, sonte zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Edicioni 2021/22 në futbollin kosovar do të përmbyllet me finalen e Kupës së Kosovës që do të zhvillohet sonte në kryeqytet.

Drita dhe Llapi janë dy skuadrat finaliste që do ta diskutojnë çështjen e fituesit në këtë finale.

Gjilanasit vijnë në finale pas një kohe të gjatë, ku për herë të fundit ishin në edicionin 2015/16 dhe pësuan humbje nga Prishtina.

Në anën tjetër Llapi është fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës dhe synon që ta mbrojë trofeun.

Dy skuadrat tanimë kanë siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane dhe finalja pritet të jetë shumë e luftuar nga dy taboret.

Dueli mes Dritës dhe Llapi do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:00.

Vlen të theksohet se kjo ndeshje do të gjykohet nga Besfort Kasumi së bashku me ndihmësit Granit Hyseni e Besnik Morina.

Të ngjashme