Depot e kompanisë Ozon, shitësit të dytë më të madh online në Rusi, janë goditur nga një valë sulmesh me dronë ukrainas.
Ozon tha se objektet e saj logjistike në rajonet jugore të Krasnodarit, Dagestanit, Stavropolit dhe Adygeas u përfshinë nga zjarri, ndërsa disa persona u plagosën pas sulmeve gjatë natës, shkruan BBC.
Ukraina prej javësh ka goditur objektet e ëildberries, shitësit më të madh online në Rusi, duke e cilësuar kompaninë si një objektiv legjitim, me arsyetimin se ajo furnizonte komponentë për ushtrinë. Moska e mohon këtë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të shtunën se Ukraina kishte hapur “Kutinë e Pandorës” duke goditur objektiva ekonomike dhe se Rusia do t’i kundërpërgjigjej duke goditur “sektorët më të ndjeshëm ekonomikë” të Ukrainës.
Rusia ka goditur infrastrukturën civile të Ukrainës që nga nisja e pushtimit të plotë në vitin 2022, ndërsa sulmet e fundit ruse kanë goditur depot dhe terminalet e ngarkesave në Ukrainë.
Të dyja palët, Rusia dhe Ukraina, mohojnë se kanë shënjestruar qëllimisht civilët.