Dua Lipa imazh i parfumit të njohur

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Një shqiponjë, simbol i origjinës shqiptare, por njëkohësisht simbol i lirisë dhe guximit për të ecur përpara në shumë kultura të ndryshme, fluturon sipër parkut kombëtar Grand Canyon në Arizona, ndal fluturimin në krahun e Dua Lipës dhe më pas niset sërish nxitimthi drejt shkëmbinjve të kuqërremtë. “Mos ki frikë nga liria jote,” thotë Dua.

Nis kështu spoti prezantues i parfumit Libre (i/e lirë, liri) nga YSL Beauté, në të cilin këngëtarja është imazh zyrtar.

“Jam e lirë, të bëj ç’të dua,” këndon më pas ajo teksa drejtohet drejt plazheve të Malibu-së. Spoti mbyllet me Duan që ecën gjithë vetëbesim, teksa nga mbrapa flakët formojnë fjalën LIBRE.

“Për mua është e rëndësishme të qenurit e fortë dhe me vetëbesim,” u shpreh ajo në qershor në lidhje me mënyrën si u ndërtua parfumi. “Si zëri i brezit të saj, Dua Lipa mishëron vlerat e pavarësisë dhe lirisë, të cilat kanë qenë gjithnjë pjesë e Yves Saint Laurent,” tha Stephan Bezy, menaxher i përgjithshëm i Yves Saint Laurent Beauté, një kompani në pronësi të L’Oréal, shkruan anabel. Për sa i përket aromës së Libre, bëhet fjalë për një aromë florale me livando, myshk dhe lule portokalli.

https://www.instagram.com/p/B1Wcar6hLyj/?utm_source=ig_embed

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme