Dua Lipa të enjten publikon këngën e re “Illusion”

Prishtinë | 08 Pri 2024 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa ka njoftuar tashmë planet për të sjellë një këngë te re nga albumi i saj i radhës, “Radical Optimism”.

Bëhet fjalë për “Illusion” që do të lansohet më 11 prill dhe është kënga e tretë e këtij albumi pas “Training Season” dhe “Houdini”.

Ajo do të publikojë albumin e saj të tretë në studio, i cili do të jetë i disponueshëm nga 3 maji.

“Illusion është i juaji që nga dita e enjte. Le të kërcejmë”, ka shkruar 28-vjeçarja.

Ylli me origjinë nga Kosova ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale edhe disa pamje nga prapaskenat e xhirimeve.

Muajin e kaluar, u konfirmua se Lipa do të kryesojë Glastonbury 2024 së bashku me Coldplay dhe SZA.

Ajo thuhet se do të bëjë vizitën e saj në Worthy Farm për një film të ri – dokumentar.

Krijuesja e hitit “Levitating” do të mbajë një koncert në Royal Albert Hall në Londër për këtë vjeshtë si dhe një seri shfaqjesh evropiane për këtë verë.

Të ngjashme