Dua në shqip: Faleminderit shqiptarëve, pa mbështetjen tuaj nuk do isha këtu ku jam sot

Prishtinë | 24 Nën 2018 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, të hënën ishte prezente në koncertin recital, të organizuar në nderim të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Në krah të shumë artistëve të tjerë shqiptarë, Dua u ngjit në skenën e teatrit ‘Argentina’ në Romë, ku performoi kolonën e famshme zanore, “Homesick”. Në këtë koncert, ajo ishte e shoqëruar nga e gjithë familja e saj: dy prindërit, vëllai dhe motra.

Dua në prapaskenat e këtij koncerti është pyetur nga gazetari shqiptar Drini Zeqo, se si është ndjerë që pati rastin të performojë për nderimin e Skënderbeut.

Këngëtarja është përgjigjur në shqip duke thënë se “ishte shumë e kënaqur që po merrte pjesë në një event të tillë”.

E pyetur nëse ka ndonjë porosi për shqiptarët, Dua nuk harroi t’i përshëndesë bashkëkombësit e saj, duke i falënderuar për mbështetjen e madhe që ata i japin.

View this post on Instagram

Ne te dy praa .. @dualipa ? #themagicDUA

A post shared by Drini Zeqo (@drini.zeqo) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme