Dugolli shprehet i habitur me ftesën për intervistim nga Komisioni Hetimor për energji

Prishtinë | 17 Tet 2022 | 14:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli, është shprehur i habitur me ftesën nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, raporton Ekonomia Online.

Dugolli, fillimisht i pyeti anëtarët e këtij Komisioni për arsyen e ftesës për t’u intervistuar, me ç’rast tha se në këtë periudhë ka udhëhequr një dikaster tjetër, atë të Tregtisë dhe Industrisë.

“Në nivel qeveritar, ministria e Financave dhe e Zhvillimit Ekonomik është marr me këtë çështje”, tha fillimisht Dugolli.

Megjithatë, Dugolli tha se kontributi i tij në këtë fushë ka qenë mbështetja e strategjisë për energji.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, pyeti Dugollin për veprimtarinë e tij si ministër.

“A mundet zotëri Dugolli, nëse keni qenë pjesë e ndonjë komiteti ndërministror, për shitblerje, për privatizim dhe a ka qenë pjesë e bordit të AKM-së. Cila ka qenë veprimtaria jote si ministër në këtë çështje, pra të energjisë”.

E ish-ministri Bujar Dugolli, tha se si ministër veprimet e tij kanë qenë të kufizuara, raporton EO.

“Te sektori i energjisë, Qeveria e Kosovës nuk ka pasur kompetencë në sektorin energjetik dhe të thëngjillit”, tha Dugolli.

Të ngjashme