Dugolli: UP-ja luajti rol të madh në ngritjen e vetëdijes kombëtare, pas luftës politika ndërhyri në menaxhim

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 16:19 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti i Prishtinës (UP) sot shënon 51-vjetorin e themelimit. Bujar Dugolli, dekan i Fakultetit Filozofik, ka deklaruar për Ekonomia Online se UP-ja ka luajtur rol të madh në ngritjen e vetëdijes kombëtare për liri dhe pavarësi.

Ai po ashtu ka thënë se nga UP-ja ka pasur rol edhe në emancipimin  e shoqërisë, ku kuadro të tij, janë themelues të shtetit të Kosovës.

“Çdo 15 shkurt e çdo përvjetor, ne e kujtojmë atë rrugëtimin që ka bërë Universiteti i Prishtinës për ngritjen e vetëdijes kombëtare, për liri, pavarësi të Kosovës njëkohësisht edhe emancipimin e gjeneratave të tëra të cilat faktikisht janë edhe sot themel i institucioneve të Kosovës, pra është një plejadë e tërë e intelektualësh e profesorësh e profesoreshave, do të thotë të denja që ndihmuan, punuan dhe i dhanë Kosovës një elitë intelektuale dhe arsimim i cili i ka dhënë efektet e saja me ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe këto kundra edhe sot po japin efektin në rindërtimin e vendit dhe zhvillimin e tij”, tha Dugolli

Njëri nga organizatorët e demonstratave të vitit 1981, thotë se gjenerata e vitit 1968 me kryengritjen e tyre  e protesta sollën formimin e Universitetit të Prishtinës.

“Po faktikisht pas luftës së dytë botërore, gjenerata e rinisë së 68-ës, atë kryengritjen e tyre me protestat e tyre sollën deri te formimi i Universitetit të Prishtinës në vitin 1970, e dimë pranverën studentore të vitit 81, që sollën ndryshim dhe kërkesa për avancim, pastaj vitet e 90-ta rezistenca kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës, gjenerata e studentëve dhe profesorëve e kundërshtuan këtë dhe e kemi fundin e vitit 90-të, kur studentët u ngritën për të aktivizuar rezistencën për liri dhe pavarësi të popullit të Kosovës, për ta ndarë atë politikë që nuk jepte rezultat”, u shpreh tutje ai.

Profesori universitar, ka kritika për klasën politike ndaj Universitetit të Prishtinës, pasi sipas tij nuk është investuar dhe ndërhyje në menaxhim.

“Unë jam kritik për qasjen që e ka pas klasa politike pas çlirimit deri më tani në aspekt të Universitet Publik të Kosovës, për faktin që nuk ka investuar apo nuk i ka dhënë një autonomi të vërtetë financiare Universitetit, ka pasur në vazhdimësi ndërhyrje të sektorit të menagjimit të Universitetit dhe thjesht ka mundur dhe mund të bëjë dhe të jetë më prezent në arenën ndërkombëtare, por që i duhet përkrahje më e madhe nga qeveria apo qeveritë e ardhshme që të jetë Universitet elital, dhe këtë mund ta bëjmë sepse kemi një staf të mirë të profesorëve dhe studentëve, të cilët nuk duhet të politizohen”, përfundoi Dugolli.

 51 vjetori i UP-së është shënuar edhe më një cermoni të organizar nga Rektorati.

UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës më 18 nëntor 1969.

Universiteti i Prishtinës është universiteti më i madh në Kosovë dhe njëri nga më të mëdhenjtë në rajon. Viteve të fundit, UP-ja renditet ndër universitetet më të mira të rajonit.

Të ngjashme