A duhet të heqim dorë nga identiteti njerëzor, etnik dhe fetar, për vizat e Godos

Prishtinë | 26 Jan 2018 | 15:17 | Nga Behxhet Shala - Bajgora

Apostujt e Apostolovës apo djajtë kundër saj: Kosova është vend me fat, tërë bota po interesohet për të. Është vend i pasur me resurse mbitokësore e sidomos me nëntokë që ia kalon edhe Sicilisë së Don Vito Korleones, Panamasë së Noriegës dhe Kolumbisë së Pablo Eskobarit, anipse, pikërisht kjo Kolumbi ka përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave nga BE, duke krijuar kushte që pasardhësit dhe bashkpatriotët e Pablos nga Medelini të lëvizin lirshëm dhe pa viza në zonën e Shengenit.

Edhe në shtetet e BE-së ka kartelë burimore apo të formuara në vendet që paskan” perspektivë evropiane”. Në Amerikën latine politikat dhe ekonominë e përcaktonin Karteli i Medelinit, Karteli i Sinaloas, Karteli i Kalit dhe Karteli ZETAS kurse, karteli më i fuqishëm i BE-së ku lulëzon krimi i organizuar, trafikimi me narkotikë dhe qenie njerëzore, prostitucioni njerëzorë, moral, politik dhe praktik e që është formuar nga BE, mirëmbahet gjithashtu nga BE dhe shteti që me hapa galopantë pameritueshëm po shkonë drejt integrimeve evropiane e që është Serbia e Vuçiqit, Daçiqit, Vulinit, Sheshelit, Radojçiqit, është në pjesën veriore të Kosovës së okupuar, me kryeqytet, Mitrovica e Veriut, e ndarë pikërisht nga BE për t’ua lënë bashkimin që nuk do të ndodhë kurrë injorantëve politikë, Rakiqit dhe Hasan Prishtinës së Vetëvendosjes, Agim Tartufit. Karteli në Mitrovicën e Veriut është karteli i Delibashiqit, Radojçiqit, Ivanoviqit, Rakiqit e që kokën e ka në Beograd ndërsa mbijetesën në Bruksel. Kushdo që ka pasur rastin të kalojë apo të qëndrojë në këtë oazë të krimit të organizuar apo Karteli i Mitrovicës së Veriut, nuk e ka aspak vështirë të bindet se aty mund të ketë çdo gjë por jo edhe sundim të ligjit, i përngjanë Kolumbisë dhe Serbisë së Millosheviqit por as era nuk i vjen Kosovë. Në Kartelin e Mitrovicës së Veriut, shteti i Kosovës nuk ka as gjurmë e lëre më prani të institucioneve. Të gjithë ata që” punojnë” për institucionet e Kosovës, me Kosovën kanë lidhje vetëm përmes Buxhetit të Kosovës kur marrin paga apo përfitime tjera materiale në kohën kur 100% janë në shërbim të Serbisë.

Minikartelet e BE-së e kanë të qartë për gjendjen atje por nuk ndërmarrin asgjë siku që e pengojnë çdo përpjekje të autoriteteve kosovare ta shtrijnë zbatimin e ligjit atje. Arsyetimi është krejtësisht idiotesk ; mos ta prishim paqen atje dhe mos t’i shqetësojmë serbët sepse, në të kundërtën ikin dhe bashkohen me Rusinë. As dreqi nuk ka informata se kush krejt është në Kartelin e krimit të organizuar në Veri të Mitrovicës dhe se me çfarë aktivitete merren! Automjetet janë pa tabela ose me tabela KS të Petersenit, me tabela të Kosovës nga koha e Ali Shukrisë dhe Rrahman Morinës, me tabela të qyteteve të Serbisë, po të duan mund të vendosin tabela të Rusisë, Sudanit të Jugut apo cilitdo shtet të botës. Vetëm jo tabela që përdorin shumica dërrmuese e qytetarëve të Kosovës. Policia e Kosovës krenohet se për çdo ditë shqiptojnë qindra e mijëra tiketa dënimi për kundërvajtësit në trafik por në veri nuk ua mbanë ta shkrepin një dënim të vetëm sepse do të shqetësohej Apostolova, Trandafilova, Karajfilova, Kurcova, Pid.ashvili, ambasadorët e shteteve mike dhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Të gjitha disi do i kapërdinin por jo edhe rrezikimin e raporteve me Serbinë, para së cilës BE ka kapituluar duke e lutur të integrohet në BE. Bashkësia ndërkombëtare e ka krijuar gjendjen e Mitrovicës së Veriut, si Kartel i krimit të organizuar të legalizuar, po e mirëmban këtë gjendje dhe nuk po i lejon institucionet e Kosovës të zbatojnë standardet ligjore sikur në viset tjera të Kosovës, shtet i shkërdhyer nga Serbia, një pjesë e ndërkombëtarëve dhe hajnave të vendit. Mos të na akuzojnë se nuk po e luftojmë krimin e organizuar, si kusht për liberalizim të vizave në kohën kur krimin e organizuar në kartelin e Mitrovicës së Veriut e kanë veshur me imunitet dhe bashkëjetojnë me te.

Pse Apostolova nuk po insiston nga institucionet e Kosovës ta luftojnë krimin e organizuar në nivel vendi por se po kërkon standarde të dyfishta, shqiptarët e krimit të organizuar duhet t’i burgosni, serbët e krimit të organizuar mos të preken sepse shqetësohen qytetarët serbë dhe vet Serbia. Apostolova nuk ka çka të mbajë ligjerata të moralit të dyfishtë, le ta përfundojë mandatin dhe le të shkojë në një vend tjetër psh., le të bëhet këshilltare e Zhbogarit dhe të tjerëve që premtonin” perspektivë evropiane për Kosovës” në ndërkohë që i prenin biletën për ferr ndërsa, kryedjallit të Ballkanit- Serbisë i prenë biletën për parajsë.! Mos moralizoni, ju lutem dhe mos u bini në qafë këtyre të Kosovës nga të cilët po kërkoni që të mos shkojnë as në tualet pa lejen tuaj ndërkaq, para Beogradit nuk bëheni as plesht. Kalon Demarkacioni, edhe Asociacioni, Gjykata Speciale që do të ndaj pa- drejtësi në baza etnike dhe çka do të bëhet pastaj. I burgosni një dyzinë politikanësh sanaderë kosovarë por a do të ndryshoni gjendjen në Mitrovicën e Veriut, si oazë kriminale. Nuk e besoj, sepse, po punoni në drejtim që këtë pjesë të okupuar të Kosovës ta ndani dhe t’ia bashkoni Serbisë.

Nuk dyshoj fare për këtë. Nëse kërkoni përgjegjësi për krim dhe korrupsion atëherë raportoni qendrës apo punëdhënësve tuaj në Bruksel për milionerët e EULEX-it, gjyqtarë dhe prokurorë e që u bënë si të tillë duke shitur pafajësinë për ata që kishin para dhe duke kurdisur fajësinë për ata që iu pengojnë në realizimin e projekteve politike. I keni informatat nga punëtorët tuaj që zbuluan shumë afera korrupsioni brenda misionit tuaj dhe të tjerëve. Kërkoni hetim për autostradën Beh – Dell and Enka që është më e kushtueshmja në botë ku, sipas përfoljeve 200 milionë euro të mjera kanë shkuar në adresë të banditit Dell kurse 200 milionë të tjerë në adresë të një politikani hajdut kosovar, që ende ka poste. E keni rastin e Ferronikelit, pse nuk kërkoni hetime.

Apo rastin e KEDS-it që e privatizoi rrjetin shpërndarës me një çmim kriminal dhe, pastaj, me ndihmën e krimit të organizuar politik kosovarë dhe ndërkombëtarë i plaçkiti për 15 vite qytetarët e Kosovës duke ua faturuar rrymën që e kanë shpenzuar bandat kriminale në veri të Kosovës dhe serbët që nuk i binden autoriteteve kosovare por se pranojnë përfitime materiale. Pse nuk po e futni këtë plaçkitje si pikë e bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës. Nuk keni aspak të drejtë morale e as tjetër të kërkoni luftimin e krimit në mënyrë selektive prandaj mos kërkoni që, para jush të palohen të gjithë, politikanë me autoritet dhe pa autoritet, medie dhe shoqëria civile, komunitete fetare dhe kulturore, komuniteti LGBT dhe komunitetet tjera të respektuara duke i dëgjuar premtimet tuaja të ricikluara nga paraardhësit tuaj për” perspektivën evropiane të Kosovës” në kohën kur Kosovën e keni keqpërdorur skajshmërisht për t’ia lehtësuar rrugën e integrimit në BE Serbisë.

Çka ka fituar Kosova përmes këtyre bisedimeve përveç se ua ka mundësuar disa injorantëve politikë të bëjnë gjeografi politike, të flejnë në hotele të kushtueshme, të marrin mëditje marramendëse dhe të shkojnë për shoping në Bruksel. Flitet se në njërin prej fluturimeve për Bruksel, njëra prej stjuardesave, duke menduar se Zezdita ishte pranuar në punë në kompaninë ku punonte stjuardesa iu drejtua me fjalët:” Ju lutem kolege nëse mundeni të më zëvendësoni javën që vjen sepse e kam një detyrim e më duhet të mungojë disa ditë”. Duke menduar se këshilltarët e shumtë, të rinjë dhe të pispillosur gjithashtu janë pjesë e ekipit të” stjuardeses Tahiri”, i ka thënë se mund t’i merrni edhe ata për shpërndarje të ushqimit dhe mirëmbajtje të higjienës. Realisht, stjuardesa e vërtetë saktësisht e ka vlerësuar kapacitetin intelektual dhe profesional të ekipit negociator për bisedime teknike midis Kosovës dhe Serbisë. Rezultatet e bisedimeve nuk lënë asnjë mundësi të demantohet stjuardesa e vërtetë! Në fund të fundit, edhe zyra e znj. Apostolaova sikur edhe ndërkombëtarët tjerë vendimmarrës e dinë saktë se sa lugë i kemi në tryezë madje i dinë edhe përmbajtjen e ëndrrave. Lehtë e kanë ; shihni kur janë dhënë lejet dhe kush i kontrollon terminalet doganore, kush e kontrollon importin e karburantëve, kush e kontrollon cilësinë e karburanteve, kush e kontrollon importin e duhanit dhe artikujve të tjerë fitimprurës, kush kontrollon privatizimin dhe ndarjen e tenderëve, kush jep leje për ndërtime të larta dhe ndërrim të destinimit nga toka bujqësore në tokë për ndërtim, kush po bënë ndërtimin e komplekseve banesore dhe kush qëndron prapa tyre etj.etj. I dini shumë mirë por nuk ju pengojnë, derisa janë në shërbim tuajin.

Keni moral të dyfishtë sepse, në takim me bartësit e posteve institucionale iu drejtoheni me emrin e postit, në komunikim të brendshëm i cilësoni si kriminelë. Kur të shkoni në një mision tjetër do të bindeni se nuk do të gjeni politikanë më të mjerë, më të dëgjueshëm, që ju binden më shumë, më të pakurrizë dhe më të padinjitetshëm se në Kosovë. Një pjesë e tyre, jo të gjithë! Vetëm atëherë do ua dini vlerën! Pse po reagoni aq shumë për votimin e demarkacionit kur thuaja të gjitha shtetet e dala nga ish Jugosllavia kanë problem me kufij dhe të gjithë kanë përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave, pse këmbëngulni për Asocisacionin më shumë se vet Rakiqi, pse jeni duke e luftuar korrupsionin në baza etnike sikur që edhe vet Gjykata Speciale do të ndaj pa-drejtësi mbi këto baza dhe pse kërkoni që vetëm Kosova t’i plotësojë disa standarde e që nuk kanë qenë detyruese për vendet e rajonit. Pse po befasoheni kur disa udhëheqës kosovarë nuk e ndjenë detyrim që t’ju raportojnë për çdo gjë dhe t’ju binden për çdo gjë?! Dikush nga këshilltarët tuaj, mbetje të Jugosllavisë dhe Serbisë ju kanë dhënë shembullin e Ali Shukrisë, Sinan Hasanit, Kolë Shirokës, Azem Vllasit si model të bindjes të pakusht ndaj çdo padroni dhe të cilët, për shkak të karrierës së tyre e kanë dëmtuar interesin e popullit, gjuhën e të cilit e kanë pasur gjuhë amtare. Duhet të ndërpritet kjo gjenetikë e nënshtrimit të pakusht, zonja Apostolova. Lërini broçkullat për” perspektivën evropiane të Kosovës”. Këtë rrenë nuk e beson askush madje për këtë ka filluar të dyshojë edhe vet Hashim Thaçi, e lëre më ne të tjerët.

Shkaqet pse pata një natë me plotë ankth: Pas seancës së Kuvendit të së enjtes, tërë natën nuk kam fjetur. Kisha shtrëngim në gjoks, aritmi, kokëdhembje, marramendja ( në mungesë të trurit ) ishte e papërfillshme, pagjumësi, zjarrmi, ankthe dhe makth dhe, që nuk është aspak për t’u lavdëruar dhe burrërore, kisha edhe barkëqitje të pakontrolluar. Me një fajalë, ma lëshuan të gjithë mekanizmat mbrojtës dhe frenues. E dini cili ishte shkaku. Kur e dëgjova diskutimin e një deputeti se sa vuajnë deputetët e Kosovës deri sa e marrin një vizë, rashë në dy gjunjë, u theva shpirtërisht dhe fizikisht. Arsyetimi i deputetit në fjalë ishte shumë prekës sepse nuk e merrte si diçka personale por se vuante shkaku se populli po e pëson ngase deputetët nuk po i përmbushin detyrimet ndaj qytetarëve shkaku i vizave. Nuk po mund të shkojnë në Bruksel, Strasbur, Vjenë, Washington, Londër, Bon, Gjenevë, Paris dhe qendra tjera botërore të cilat, asnjë veprim aqo vendim nuk mund ta marrin pa deputetët nga Kosova. Realisht, nuk derdha lot, por shumë u pikëllova. Të tërë këtë përsiatje me aknth, me barkqitje e fillova dhe me barkëqitje e përfundova. Shpëtova disi, me brekë të lagura!

Begja ta ftohë, Begja ta nxenë: Grande apo Maestro Begjet Pacolli nuk po del të jetë violina e parë në filarmoninë e çakorduar qeverisëse por vet dirigjenti. Prej se është bërë Z/kryeministër i Parë dhe Ministër për Punë Shetitore ( Jashtme ), prapanica nuk i ka rënë në tokë. Nëse e shikoni nga prapa, në prapanicë i shkruan bussines class por i mungon emri i avikompanisë me të cilën po fluturon. Ka aq shumë fluturime saqë, edhe po ta kishte prapanicën e Kim Kardashian, nuk do të kishte hapësirë për regjistrimin e të gjitha fluturimeve që i ka bërë deri më tani e lëre më për ato të ardhmet, të cilat, shpresoj të jenë më të pakta. E kundërta po ndodhë me Enver Hoxhaj, ish ministër për Shetitje me para të shtetit. Edhe ai e ka pasur prapanicën e stampuar me bussines class kurse, tash, pasi Begja ( legjendar është Begja, nuk merr vesh aspak në politikë por është legjendar ) në prapanicën e ish ministrit mund të gjeni ndonjë tatu me vendkalime kufitare tokësore si Hani i Hotit, Vërmica, Hani i Elezit apo Jazhince. Për vendkalim kufitar me Malin e Zi nuk e ka asnjë tatu të stampuar sepse Demarkacioni ia ka pështjellë punët dhe nuk po guxon prej Ramushit me e stampuar një tatu ku Çakorri është vendkalim malazias.

Vetëm atë pjesë e ka lënë të pastër. Begja kohëve të fundit i ka do thënie antologjike dhe gjeniale ; ka thënë se Him Gova është i papërsëritshëm, se Kanju West nuk është baba i fëmijës së Kim Kardashian, se Rita Ora është Sahat Kulla e Kosovës, se Serbia do të detyrohet ta pranojë pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se Putini është Xheki Qeni i Rusisë, se e ka mike të ngushtë Karla del Ponten dhe se, si dirigjent i dëshmuar është caktuar që vitin e ardhshëm ta dirigjojë Filharmonin e Vjenës, në Koncertin Tradicional të Vitit të Ri. Për mua ka qenë impresive dhe 100% i besova kur tha se nga Skala e Milanos, Begja bariton, e Andrea Boçelli tenor, i kanë kënduar ariet nga opera e njohur botërore:” prej një shpati o t’i lëshova sytë….”. Mbase kjo ka ndikuar kur ministri i jashtëm italian, gjatë takimit në Romë ( kuptohet me kërkesë të ministrit italian ) i ka thënë Begjës:” kam parë e çka s’kam parë, po mjeshtër për politikë të jashtme sikur ty Begjë, nuk kam parë asnjëherë…”. Edhe unë e them, çka është Mesi për futboll, Begja është për diplomaci! Begja ia ka mërdhirë edhe Serbisë; askush nuk guxon të hyjë në Kosovë, pa lejen e Begjës. As Vuçiqi, as Dodiku, as Karagjorgje Petroviqi, as Milan Obrenoviqi, as Aleksandër Vulini dhe as piccola ( i vockli ) Slloba – Ivica Daçiqi. Nëse nuk paraqet sekret shtetëror, fort kisha dëshiruar ta shohë një kërkesë për leje që autoritetet serbe ia drejtojnë Gjat Pacollit apo Kosovës. Dhe përgjigjen e Gjetit me nënshkrimin, sikur të ishte e faraonit Tutankamon. Nëse Gjeti më bindë se është ashtu siç po thotë, botërisht premtoj se do t’ia qeras një drekë në hotelin Swiss Diamond, një orë noti në pishinë dhe relaksim nga njëra nga masazhistet që vet do ta zgjedhë. Gjithashtu do t’ia paguaj edhe rentimin e gaçeve ( brekusheve ) për aq kohë sa i përdorë ato. Më besoni, jam njeri i fjalës prandaj Begjo, shfrytëzoje rastin! Në të kundërtën, të lë pa të gjitha dhe pa “gaçe”.

Reklamë e pasponsorizuar e dy subjekteve politike: E para. Lajmërohen të gjithë anëtarët e njëkohësisht edhe klientët e partisë se Sexy Shopi i partsië do të mbyllet përkohësisht për shkak të largimit në masë të klientelës dhe shërbyesve si dhe domosdoshmërisë së rinovimit dhe rikuperimit të objektit ku janë zhvilluar aktivitetet partiake dhe të tjera. Për hapjen do të lajmëroheni me kohë dhe ky Grand Oppening do të jetë madhështorë. Shifrat: socialdemokrati i prostitutave politike dhe inspiruesi i bashkimit kombëtar, përkohësisht, deri në transplatim, pa b…

E dyta. Informohen të gjithë gjuetarët se gjuetia e derrave politikë ndërprehet përkohësisht për shkak të mungesës së zagarëve dhe për shkakun se zagarët e deritashëm kanë ndërruar tabore, duke kaluar në anën e derrave. Në momentin kur do të sigurohen zagarë besnikë, gjuetia do të vazhdojë. Ju lutemi që për informata sqaruese të lajmëroheni në shifrën e koduar: KUDRAT POLITIKE!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme