Ekonomia Online
FUNDIT

Dukagjini fiton ndaj Feronikelit 74 me dy lojtarë më pak

Dukagjini fiton ndaj Feronikelit 74 me dy lojtarë më pak

Dukagjini ka shënuar një fitore tejet dramatike në shtëpi ndaj Feronikelit 74. Ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi triumfoi 2:1 përkundër që pati dy lojtarë më pak në fushë. Hekuran Berisha shënoi për epërsinë e vendasve në minutën e 55-të, kurse vazhdimi ishte dramë në vete. Dukagjini mbeti me dy lojtarë më pak në fushë […]

Dukagjini ka shënuar një fitore tejet dramatike në shtëpi ndaj Feronikelit 74.

Ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi triumfoi 2:1 përkundër që pati dy lojtarë më pak në fushë.

Hekuran Berisha shënoi për epërsinë e vendasve në minutën e 55-të, kurse vazhdimi ishte dramë në vete.

Dukagjini mbeti me dy lojtarë më pak në fushë dhe pranoi golin e barazimit në minutën e 85-të.

Përkundër kësaj, Dukagjini arriti të shënonte në minutën e katërt shtesë përmes Vitor Hugos për të marr tri pikët.

Me këtë fitore, Dukagjini shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e gjashtë në tabelë, duke i ikur tri pikë zonës së rrezikshme.

Në anën tjetër, Feronikeli 74 mbetet në kuotën e tri pikëve në vendin e fundit.

Të ngjashme