Dumnica shpalos programin katërvjeçar para se të konkurrojë për kryetar të FFK-së

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Nexhat Dumnica ka treguar shkurtimisht sot programin e tij katër vjeçar, derisa veç ka shpallur kandidaturën për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK)

Planprogrami i Nexhat Dumnicas, i cili më parë ka qenë kryetar i KF Llapi, koncentrohet në pesë pikë interesante si zhvillimin e Akademive të Futbollit, rritjen e Superligës së Kosovës ku do të garonin 16 skuadra, 20 për qind e lojtarëve të ftuar në Kombëtare të Kosovës duhet të jenë nga Superliga e Kosovës, një vlerësim të Kombëtares, krijimin e një akademie të arbitrave si dhe ndryshimin e statutit në bazë të infrastrukturës ligjore. /GazetaExpress/

Ky është publikimi i tij në facebook:

Të nderuara kryesi e klubeve, futbollist dhe dashamir të Futbollit

Ju njoftoj se Planprogrami për udhëheqjen e FFK-s në mandatin tim është në nivelin e hartimit, përkatësisht tani jemi në fazën e analizave të mangësive, mundësive të përmirësimit dhe anketitimit të palëve të involvuara, përderisa të përfundoj planprogrami 4 vjeqar i cili do jetë në dispozicionin tuaj përmes një platforme online ku do të mund të pranohen edhe sygjerimet tuaja, për ju po e shpërndaj një pjesë të paraparë në Programin tonë.

1.Akademia e Futbollit është piknisja e gjithqkaje dhe me qëllim të zhvillimit të shkollave të Futbollit dhe ngritjes së Kualitetit të futbollistëve ne ligat nën umbrellën e FFK-s krahas projekteve edukativo-sportive do të krijohet një rregullore e avancuar obligative e cila do të luaj rol Influencues në zhvillimin e shkollave të futbollit në klubet përkatëse.

2.Me qëllim të organizimit sa më korrekt dhe konkurrencshmërisë së garave në Superligë e Kosovës dhe Ligën e I-rë dhe me qëllim të eliminimit të dukurive negative të kalkulimeve eventuale të ndeshjeve në mandatin tim do të garojnë 16 skuadra në Superligën e Kosovës dhe Ligën e I-rë, ndërsa nga ligat përkatëse dy klube në pjesën e poshtme të tabelës do të bien nga liga dhe dy të tjerat sipas rendities vijuese do të luajn në barazh.

3.Me qëllim të promovimit të Superligës,motivimit individual, dhe rritjes së interesave nga klubet, përfaqësuesja e Kosovës në mënyre obligative do të përfaqësohet 20% me Futbollist vendor, në rast se ka kualitet pjesmarrja e futbollistëve vendor edhe mund të rritet.

4.Do të bëhet vlerësimi i situatës në të cilën po kalon përfaqësuesja e Kosovës me rezultatet e fundit dhe do të lirohet nga detyra Selektori aktual.

5.Krijimi i akademisë së Arbitrave

6.Statuti nuk është hartuar në bazë të Infrastruktures Ligjore në fuqi dhe nevojave në Kosovë ka vakume ligjore të cilat e bëjnë jo funksional Statutin për Implementim dhe eliminimin e dukurive negative, ndryshimi dhe plotësimi i statutit i domosdoshëm.

Të ngjashme