Ekonomia Online
FUNDIT

Dumoshi takohet me ambasadorin OSBE-së, falënderon për përkrahjen e projekteve të artistëve

Dumoshi takohet me ambasadorin OSBE-së, falënderon për përkrahjen e projekteve të artistëve

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim përshëndetës Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu. Ministrja Dumoshi gjatë këtij takimi e falënderoi Ambasadorin Braathu për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij gjatë mandatit në Kosovë, duke i uruar atij suksese në detyrat e tij të ardhshme. Ministrja Dumoshi tha […]

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim përshëndetës Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Ministrja Dumoshi gjatë këtij takimi e falënderoi Ambasadorin Braathu për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij gjatë mandatit në Kosovë, duke i uruar atij suksese në detyrat e tij të ardhshme.

Ministrja Dumoshi tha se bashkëpunimi mes OSBE-së dhe MKRS do të vazhdojë edhe më tutje deri në arritjen e synimeve të përbashkëta për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ministrja theksoi që kjo përkrahje dhe ky bashkëpunim i OSBE-së me ministrinë kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në konkretizimin dhe realizimin e shumë projekteve të artistëve, të të rinjve e sportistëve.

Ndërkaq, Ambasadori Braathu, e falënderoi ministren për pritjen dhe bashkëpunimin duke vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e Ministres Dumoshi.

Të ngjashme