Ekonomia Online
FUNDIT

Dumoshi zoton 400 mijë euro për rinovimin e Stadiumit të Qytetit në Viti

Dumoshi zoton 400 mijë euro për rinovimin e Stadiumit të Qytetit në Viti

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, së bashku me kryetarin Haliti vizituan Stadiumin e Qytetit. Ministrja Dumosdhi, me këtë rast, u zotua se Ministria e Kulturës do ta financojë rinovimin e këtij stadiumit me 400 mijë euro, ndërsa ka përmendur disa vërejtje në tribuna që duhet përmirësuar. “Ministria e Kulturës do ta financojë […]

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, së bashku me kryetarin Haliti vizituan Stadiumin e Qytetit.

Ministrja Dumosdhi, me këtë rast, u zotua se Ministria e Kulturës do ta financojë rinovimin e këtij stadiumit me 400 mijë euro, ndërsa ka përmendur disa vërejtje në tribuna që duhet përmirësuar.

“Ministria e Kulturës do ta financojë edhe këtë stadium. Kryetari na tregoi për ecurinë e punës, janë përfunduar edhe zhveshtoret. Këtu e kemi një punë që ka filluar dhe kemi pasur disa vërejtje në tribuna për t’u përmirësuar.  Tash e kemi edhe drenazhimit që po bëhet. Këtu është paraparë 400 mijë euro dhe do ta mbështesim. Urojmë që ky stadium të kryhet shumë shpejt”, shtoi Dumoshi.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, falënderoi ministren për kontributin e saj në financimin e këtyre projekteve në Viti.

“Ne vërtetë kemi një stadium që ka lënë nam në futbollin e Kosovës. Duke iu falënderuar Ministrisë kemi filluar punimin e stadiumit. Kështu do të kemi katër stadiume në Viti, dy kryesore dhe dy ndihmëse”, shtoi Haliti.  

Të ngjashme