Policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë dhunuar një grua.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Nemanjina” në Mitrovicë të veriut, mëngjesin e së dielës.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar në tretman mjekësor, ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Dhunim-Rr. Nemanjina, Mitrovicë Veri 19.12.2021-08:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kanë sulmuar seksualisht-dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.