Dy burra zhduken në Viti, njëri prej tyre ka probleme psikike

Prishtinë | 13 Gus 2026 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë raportuar të zhdukur në komunën e Vitisë, në dy raste të ndara.

Në rastin e parë, një grua ka njoftuar dje policinë se më 9 gusht, vëllai i saj, i cili ka probleme psikike, ka dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

Ndërkaq, në rastin e dytë, një burrë kosovar ka raportuar më 12 gusht se djali i tij kishte dalë nga shtëpia, më 7 gusht rreth orës 14:00 dhe nuk është kthyer më.

Sipas policisë, të dy rastet janë duke u hetuar.

Të ngjashme