Dy çerdhe të ndërtuara para një viti në Prishtinë nuk funksionalizohen

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Ka një vit që Komuna e Prishtinës po i mban të mbyllura objektet e dy çerdheve duke mos i funksionalizuar, ndonëse ndërtimi i tyre ka përfunduar. Madje për to është hapur edhe konkursi për pranimin e stafit.

Njëri objekt ndodhet në lagjen “Kodra e Trimave”, e tjetri në “Tophane”, dhe janë dedikuar për fëmijët e moshës parashkollore, prej 0 deri në pesë vjet. Por tash e një vit ato po qëndrojnë të mbyllura, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësues të opozitës dhe qytetarët akuzojnë Komunën e Prishtinës se duke i mbajtur të mbyllura këto objekte, të ndërtuara me buxhetin e taksave të qytetarëve, po ua cenon fëmijëve të drejtën për qasje në edukim institucional dhe po dëmton familjet e këtyre lagjeve.

Eman Rrahmani, asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e VV-së, ish-partia e kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, ka thënë se këto çerdhe ishin planifikuar dhe ndërtuar ashtu siç u ishin premtuar qytetarëve. Por funksionalizimin e tyre po e pengon tashmë Ahmeti, për shkaqe politike, që kanë lindur pas ndarjes së VV-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme