Dy familje në Podujevë fjalosen për një pronë, arrestohen katër persona

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në Podujevë, pasi të njëjtit kishin një mosmarrëveshje me një familje tjetër.

Sipas Policisë, e gjithë ngjarja ka ndodhur lidhur me një pronë. Me urdhër të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt

“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë 12.08.2020 – 22:00.  Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit kishin një mosmarrëveshje me një familje tjetër, gjatë fjalosjes kanë ekspozuar edhe armë kallash, e gjithë ngjarja ka ndodhur lidhur me një pronë.Policia ka konfiskuar një pistoletë prodhim gjerman me 92 fishekë si dhe një AK-47 e cila ishte e demoluar tek mekanizmi i goditjes”, thuhet në raportin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme