Dy futbollistë e dy anëtarë të stafit të Cityt rezultojnë pozitivë me Covid-19

Prishtinë | 25 Dhj 2020 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, dhe mbrojtësi Kyle Walker kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ka konfirmuar klubi anglez të premten.

Gjithashtu edhe dy anëtarë të stafit të klubit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Që të gjithë janë vetizoluar.

“Të gjithë në klub u dëshirojmë kolegëve tanë shërim të shpejtë gjatë periudhës së Krishtlindjeve para kthimit në punë, në stërvitje e në gara”, thuhet në deklaratën e Cityt.

Manchester City, i teti në tabelë, të shtunën e pret Newcastle Unitedin para se të përballet me Evertonin të hënën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme