Ekonomia Online
FUNDIT

“Dy masat urgjente që duhet të ndërmarrë Qeveria pas rritjes së rasteve me Covid”

“Dy masat urgjente që duhet të ndërmarrë Qeveria pas rritjes së rasteve me Covid”

Infektologu Ilir Tolaj, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur rreth situatës së rënduar me Covid-19 që po mbizotëron në Kosovës.Tolaj tha se në këto momente Qeveria duhet të marrë dy masa emergjente.E para sipas Tolaj është kufizimi i menjëhershëm i aktiviteteve në kafiteritë, klubet e natës dhe dasmat si dhe intensifikimi i procesit […]

Infektologu Ilir Tolaj, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur rreth situatës së rënduar me Covid-19 që po mbizotëron në Kosovës.Tolaj tha se në këto momente Qeveria duhet të marrë dy masa emergjente.E para sipas Tolaj është kufizimi i menjëhershëm i aktiviteteve në kafiteritë, klubet e natës dhe dasmat si dhe intensifikimi i procesit të vaksinimit.

“Janë dy masa të vetme që në këto momente mund te merren. Njëra është kufizimi i menjehershëm i aktiviteteve që tashmë edhe me analizën më të thjeshtë epidemiologjike po tregohen se janë vendet kryesore të përhapjes masive të infeksionit, siç janë klubet e natës, kafiteritë ku grumbullohen shumë të rinjë dhe ku nuk respektohen fare asnje nga masat antikovid dhe dasmat dhe ahengjet e kësaj natyre. Në fakt situata e krijuar po e shpërfaq pamundesinë e mbikqyrjes së masave antikovid në meset e ketilla, duke na treguar edhe një herë se masat duhet të jenë të thjeshta, lehta, të realizueshme, përndryshe do të jenë masa që nuk i perfillë dhe nuk i respekton askush”

“E dyta ështe intensifikimi i metejmë i vaksinimit në mesin e popullatës, duke thjeshtesuar proceduarat dhe duke shtuar vendvaksinimet edhe më shumë, spese vetëm në këtë mënyre mund të ndikojmë në ecurine e pandemisë. Në një menyre ose tjeter, qoftë permes kalimit te infeksionit në menyrë të natyrshme, apo përmes vaksinimit, ne duhet te krijojme imunitetin kolektiv i cili do të jetë mbrojtës në nivelin individual dhe kolektiv” tha infektologu Tolaj për “Gazeta Blic”.Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar rekord i rasteve me Covid në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Në këtë interval kohor janë regjistruar 1 mijë e 765 raste të reja si dhe janë shënuar pesë raste të vdekjes.Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pritet të mbajë një takim urgjent në ora 18:00 me Kryterain e Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, për të folur rreth situatës së krijuar me Covid.Lajmin e ka konfirmuar vetë Ibrahimi, në një prononcim për “Gazeta Blic”Ndërkohë në ora 19:30, Ministri Vitia, pritet t’u drejtohet qytetarëve në një konferencë për media rreth situatës së krijuar.

Të ngjashme