Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë, pasi gjatë kontrollit u është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 16 korrik 2026, rreth orës 20:55, në rrugën “1 Tetori” në Sllatinë të Madhe. Gjatë kontrollit të dy të dyshuarve, të cilët ndodheshin në një veturë, policia ka gjetur dhe sekuestruar 4.80 gramë substancë të dyshuar të llojit marihuanë.
Të dyshuarit janë intervistuar nga policia, ndërsa me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. 1 Tetori Sllatinë e Madhe, Fushë Kosovë 16.07.2026 – 20:55. Gjatë kontrollit të dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët gjendeshin në një veturë, janë gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë narkotike e llojit marihuanë në peshë 4.80 gramë. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.