Komuna e Prishtinës njofton se janë funksionalizuar edhe dy laboratore të reja, pas kërkesës nga qytetarët dhe nevojës që shërbimet laboratorike të jenë prezente në çdo lagje të Prishtinës.
Nga sot, qytetarët e Lagjes Velania dhe Lagjes së Muhaxherëve, do të kenë mundësi që analizat laboratorike t’i kryejnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare pranë këtyre lagjeve.
“Kjo plotëson një vakum për qytetarët e këtyre lagjeve të cilët është dashur t’i marrin këto shërbime në lagje të tjera”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Komuna e Prishtinës thekson se mbetet e përkushtuar në zgjerimin dhe në ofrimin sa më korrekt të shërbimeve shëndetësore për qytetarët dhe në uljen e kohës së pritjes për këto shërbime.