Dy raste të dhunës në familje në Prishtinë, një person në kërkim të Policisë

Prishtinë | 28 Sht 2026 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar të dielën në Prishtinë.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, në rastin e parë, një burrë dyshohet se ka pasur sjellje arrogante ndaj një burri tjetër, duke e ofenduar me fjalë. I dyshuari është larguar nga shtëpia dhe ndodhet në kërkim policor.

Në rastin e dytë, një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje tjetër.

“Lidhur me rastin palët janë dërguar në stacion dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë PK.

Të ngjashme