Dy raste të vdekjes dhe 32 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të vdekjes dhe 32 raste të reja me COVID-19.

Që nga dje janë shëruar 31 pacientë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në 591.

“Nga 902 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.746. Në total numri i rasteve aktive është 591”, ka njoftuar Ministria.

Të ngjashme