Dy të arrestuarit për krime lufte, Prokuroria: Janë ndaluar për 48 orë, hetimet po vazhdojnë

Prishtinë | 28 Kor 2026 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria ka dhënë detaje rreth arrestimit të dy personave për krime lufte, duke theksuar se të arrestuarit, M.J dhe M.B,  dyshohet se gjatë vitit 1999, dyshohet se kanë kryer krime ndaj popullsisë civile, në rajonin e Mitrovicës.

Nga prokuroria është shtuar edhe se, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë Speciale, ndërsa ndaj tyre do të ndërmerren veprimet e mëtejshme procedurale.

Postimi:

Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte

Prishtinë, 28 korrik 2026 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka ndaluar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, të sanksionuar me nenin 142, lidhur me nenin 22 të të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ).

Sipas dyshimeve, M.J dhe M.B. gjatë periudhës së luftës, respektivisht gjatë vitit 1999, dyshohet se kanë kryer krime ndaj popullsisë civile, në rajonin e Mitrovicës.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë Speciale, ndërsa ndaj tyre do të ndërmerren veprimet e mëtejshme procedurale, në përputhje me legjilsacionin në fuqi.

Prokuroria Speciale njofton se hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim dhe se, për shkak të ruajtjes së integritetit të procedurës penale, në këtë fazë nuk mund të bëhen publike më shumë detaje.

Të ngjashme