Dy të lënduar në një aksident trafiku në Gllamnik të Podujevës

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë lënduar në një aksident rrugor në fshatin Gllamnik të Podujevës. Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur të sot në ora 11:00, ku janë përfshirë dy automjete.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Të ngjashme