Dy të lënduar në një aksident trafiku në Pejë

Prishtinë | 22 Kor 2026 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Beteja e Loxhës” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Sot rreth orës 19:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Beteja e Loxhës’ në Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.

Të ngjashme