Dy të vdekur dhe 234 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë vdekur nga Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit njofton IKShKP-ja.

Ndërsa që janë shënuar 234 raste të reja nga 2.405 mostra. Gjatë 24 orëve janë shëruar 209 persona.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (51 vjeç) dhe Prizren 1 rast (59 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Prizren 50 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 8 raste, Gjilan 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 3 raste, Graçanicë 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Lipjan, Mamushë, Mitrovicë, Podujevë, Shtime, Shtërpcë dhe Vushtrri.

Të ngjashme