Dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti, i cili ka ndodhur në orët e mbrëmjes në bjeshkët e Deçanit.
Këtë informacion e ka konfirmuar për lajmi.net komandanti i policisë në Deçan, Nysret Xhurkaj.
“Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes. Dy persona kanë mbetur të vdekur, një mashkull dhe një femër moshën e të cilëve nuk e dimë ende”.
Kurse tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, ka bërë të ditur Xhurkaj.
Telegrafi ka mësuar se personat që kanë humbur jetën janë burrë e grua nga fshati Dranoc i komunës së Deçanit.
Deri tek aksidenti ka ardhur kur automjeti, në të cilin ishin viktimat dhe të lënduarit, është rrotulluar në bjeshkët e Deçanit.