Dybala: Ardhja e Sarrit, arsyeja që të mos largohem

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Paulo Dybala është rikthyer në një futbollist kyç te Juventusi pas problemeve që kishte në fund të vitit të kaluar dhe në këtë fillim sezoni.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar dhe asistuar rregullisht në ndeshjet e fundit, duke u bërë përsëri i rëndësishëm.

Numri 10 i Zonjës së Vjetër ishte pranë largimit në afatin kalimtar veror, por thotë se qëndroi për shkak të trajnerit Sarri.

“Sarri më ka dhënë liri të mëdha në fushë dhe ardhja e tij ka qenë arsyeje që të mos largohem”, ka deklaruar Dybala.

Dybala ka folur edhe për bashkëkombësin e tij Gonzalo Higuain, me të cilin thotë se kuptohen në sy.

“Me Higuainin kuptohemi me sy. E njohim njëri-tjetrin, por flasim shumë edhe përpara ndeshjeve. Kemi shënuar shumë së bashku. Jemi një dyshe shumë e bukur dhe shpresojmë të bëjmë edhe më mirë në vazhdim”, përfundoi sulmuesi argjentinas.

Të ngjashme