Dybala e Pjanic e refuzuan Man Unitedin

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti britanik i ka kërkuar dy yjet e Juventusit në këmbim të yllit të tij, Paul Pogba

Manchester United ia ka kërkuar Juventusit dy yje në këmbim të Paul Pogbas.

Mediumi italian “Rai Sport” raporton se “Djajtë e Kuq” i kanë kërkuar Paulo Dybalan e Miralem Pjanicin për yllin e tyre francez.

Mirëpo, sulmuesi argjentinas dhe mesfushori boshnjak e kanë hedhur poshtë mundësinë e transferimit në “Old Trafford”.

Juve synon ta rikthejë kampionin e botës me Francën në Torino.

Dhe, Bardhezinjtë synojnë të përfshijnë lojtarë dhe para për mesfushorin kualitativ.

Gjithashtu, interesim për 27 vjeçarin ka shfaqur edhe Real Madridi pasi atë e pëlqen tej mase trajneri Zinedine Zidane. 

Të ngjashme