Dyshja e regjisorëve iranianë zbërthen formulën e ikjes nga censura

Prishtinë | 08 Gus 2018 | 08:33 | Nga

Filmbërja në Iran për filmbërësit konsiderohet luftë. Regjisorët Ali Asgari dhe Farnoosh Samadi thonë se problemi më i madh është lufta me vetveten. Duhet gjetur një mes se si të trajtohet një temë e ndjeshme pa goditur në mënyrë direkte, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndryshe, filmi censurohet dhe s’ka leje që të shfaqet në kinematë e vendit. Asgari dhe Samadi prej vitit 2012 bashkëpunojnë në filma të ndryshëm, ku trajtojnë çështje sociale që prekin shoqërinë iraniane.

Ata i përkasin stilit të veçantë për çka dallohet kinematografia iraniane: të thjeshtë e pa dramaticitet. Stili i tyre regjisorial tregohet mjaft mirë nëpërmjet pesë filmave të shkurtër të cilët i prezantuan në “DokuFest”.

Ata sollën në Prizren një pjesë të krijimtarisë së tyre filmike ku trajtohen tema sociale dhe të rëndësishme për shoqërinë e vendit të tyre. Të dy kanë përfunduar studimet në Romë, dhe disa prej filmave të tyre i kanë realizuar në Itali e disa në Iran.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme