E ardhmja euroatlantike e vendit, temë e bisedës telefonike mes Osmanit e presidentit finlandez

Prishtinë | 21 Shk 2026 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj finlandez, Alexander Stubb.

Siç ka shkruar e para e shtetit në rrjetin social X, biseda ka përfshirë zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë, si dhe partneritetin midis Kosovës dhe Finlandës.

“Diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë, si dhe partneritetin midis dy vendeve tona. E falënderova për mbështetjen e palëkundur të Finlandës për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, shkroi Osmani.

Të ngjashme