Li-Fi (Light Fidelity and Visible Light Communications) është një sistem i cili menaxhon me komunikimin pa tel me shpejtësi të lartë, ndërsa teknologjia e transferimit janë llambat si drejtuese të sinjalit.
Përmes dritës, të dhënat mund të transferohen më shpejt se përmes radiovalëve. Megjithatë, sinjali i ka të metat e veta, shkruan Koha Ditore.
Prapa sistemit Li-Fi qëndron profesori Harald Haas nga universiteti i Edinburgut, i cili gjithë procesin e ka prezantuar gjatë konferencës TED Talk në vitin 2011. Haas në vitin 2012 e themeloi kompaninë pureLiFi me dëshirën që ajo të jetë udhëheqëse globale në teknologjinë e komunikimit përmes dritës.
Li-Fi dhe Wi-Fi janë të ngjashme sepse që të dyja transmetojnë të dhëna përmes mënyrës elektromagnetike, por Wi-Fi i përdor radiovalët, ndërsa Li-Fi punon në valët e dukshme të dritës. “Visible Light Communications” nga titulli do të thotë se sistemi e përfshinë një foto-detektor për pranimin e sinjaleve të dritës dhe një element për përpunimin e sinjalit për t’i transmetuar të dhënat.