E jashtëzakonshme: Në Meksikë arrestohen 28 zyrtarë policorë për vrasjen e një kandidati për kryetar bashkie

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 16:54 | Nga

Një forcë e tërë policore me 28 oficerë janë arrestuar për dyshime të vrasjes së një kandidati për kryetar komune në Meksikën perëndimore.

Secili oficer nga qyteti i Ocampos ishte i prangosur, i çarmatosur dhe i marrë në pyetje nga zyrtarët e punëve të brendshme të Sekretariatit meksikan të Sigurisë Publike, njofton Klan Kosova.

Ata po hetohen për përfshirje të mundshme në vrasjen e kandidatit për kryebashkiak vendas Fernando Angeles Juarez të enjten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme