Një zyrtar policor u suspendua sot, pasi dyshohet se ka konfrontuar anëtaren e PDK-së, Aida Dërguti.
Burime të IndeksOnline pohojnë se polici në fjalë është Haris Cekiq.
Ky i fundit u suspendua për mos-bindje të urdhrave zyrtarë.
Dëshmitarë okularë e kanë parë Cekiqin teksa ka shtyrë e më pas tërhequr zvarrë Dërgutin, në protestën e sotme në shesh.
Kujtojmë se sot është dita e 3-të e protestave kundër dënimit të papranueshëm që Haga shqiptoi për ish-krerët e UÇK-së.