E moshuara me Coronavirus vazhdon në gjendje të rëndë, pozitive edhe një tjetër infermiere

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare (QKUK), sot janë të hospitalizuar gjithsej 60 pacientë.

Prej tyre, me Coronavirus janë gjithsej 44 raste, ndërsa klinika është në pritje të rezultateve për 6 raste, kurse 10 raste kanë rezultuar negativ me këtë pandemi, raporton Ekonomia Online.

“Nga 44 raste të infektuar, 35 raste janë në gjendje stabile, 8 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Një paciente në kujdesin intensiv e pranuar me 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik. Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, e testuar pozitiv me Covid -19 është edhe në infermiere e cila ka qenë në kontakt me 3 infermieret tjera të cilat janë Covid -19 pozitiv”, thuhet në komunikatën e tyre.

Të katër infermieret e infektuara me këtë pandemi janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuar në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.

Të ngjashme