E rrahën taksistin për të mos e paguar, i dërgoi nga Rozhaja në Pejë

Prishtinë | 30 Qer 2018 | 11:49 | Nga
Në rrugën “Adem Jashari” në Pejë janë arrestuar tre persona. U doli punë me një taksist.

Deshën të vinin pa para nga Mali i Zi në Kosovë. Që të mos e paguanin tankistin, i cili ua kreu shërbimin nga Rozhaja deri në Pejë, tre pasagjeret i dhanë pak dajak. Por, taksist shkoi menjëherë në stacionin policor dhe e raportoi rastin.

Më këtë rast, policia u ra në gjurmë tre pasagjerëve dhunues.

“Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-shqiptar pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-shqiptar  po ashtu nuk i kanë bërë pagesën për shërbimin e tyre me taxi nga Rozhaja ne Pejë. Viktima ka pësuar lëndime trupore”, njoftoi Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme