E sulmoi seksualisht të miturën, paraburgoset i dyshuari nga Ferizaj

Prishtinë | 05 Gus 2022 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit M.B nga Ferizaj për veprën penale “sulm seksual”.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale sulmi seksual ndaj të dëmtuarës – të mitur, ka njoftuar gjykata.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Të ngjashme