E theri me thikë një burrë në Prishtinë, arrestohet e dyshuara

Prishtinë | 28 Maj 2026 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Një grua është arrestuar pasditen e djeshme në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar një burrë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, e dyshuara e ka sulmuar viktimën me thikë, ndërsa i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Njoftimi i plotë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Prishtinë 27.05.2026 – 13:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor në spitalin psikiatrik dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme