Antonio Conte ka thënë se Interi i tij ende nuk ka arritur nivelin që ka Juventusit sot.
Nerazzurët u mposhtën 2-0 në udhëtim te Zonja e Vjetër në kuadër të javës së 26-të në Serie A, duke mbetur nëntë pikë mbrapa torinezëve.
Conte deklaroi se loja ishte e baraspeshuar deri në momentin kur pësuan gol dhe aty ndikoi në humbjen e përqendrimit.
“Ishte një ndeshje e balancuar deri në momentin që pësuam golin e parë. Filluam pjesën e dytë më mirë, por goli i Ramseyt ndryshoi gjithçka”, ka thënë ai.
“E rriti besimin e tyre dhe godit tonin, kështu që ne e kishim të pamundur të këndelleshim nga ajo gjë”.
“Juventusi është një nivel tjetër dhe ne duhet të mësojmë nga kjo humbje që pësuam në mënyrë që mos të lëshojmë pikë nga takimet tjera. Aktualisht jemi nëntë pikë mbrapa dhe me një ndeshje më pak, por që duhet të ngushtojmë diferencën së paku në gjashtë dhe të afrohemi dalëngadalë”, ka shtuar më tej Conte.
Juvntusi tani ka 63 pikë, derisa ndiqet nga Lazio me vetëm një më pak, e deri në fund kanë mbetur edhe 12 ndeshje.