“Eco-Regjioni” dhe Rahoveci synojnë angazhim më të madh për mirëmbajtjen e hapësirave publike

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 17:39 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në takim drejtuesit e Kompanisë Regjionale për Mbeturina “Eco-Regjioni” Sh.A, njësia në Rahovec të prirë nga menaxheri i njësisë, Gani Raba, me të cilët ka biseduar për rritjen e angazhimit të tyre në pastërtinë dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike.

Kryetari Latifi e ka vlerësuar lartë punën e cila është duke u bërë por që ka kërkuar nga drejtuesit e Kompanisë Regjionale për Mbeturina “Eco-Regjioni” Sh.A njësia në Rahovec, që të rrisin edhe më tutje angazhimin e tyre në pastërtinë dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike pasi që ka ende punë për tu bërë, thuhet në njoftim.

Ai ka thënë se si komunë jemi duke e respektuar kontratën në përpikëri që kemi me ju dhe ka kërkuar që përpos pastrimit dhe larjes së rrugëve nga punëtorët e kompanisë tuaj, të bëhet prerja e barit afër drunjve dekorativ.

Ndërsa, Gani Raba menaxher i Kompanisë Regjionale për Mbeturina “Eco-Regjioni” Sh.A njësia në Rahovec, ka thënë se kompania është e licencuar për mbledhjen e mbeturinave dhe ka një kontratë me Komunën e që është valide për pastrimin dhe mirëmbajtën e rrugëve dhe se me numrin e punëtorëve sa ka kjo kompani, po mundohet që qyteti i Rahovecit të jetë i pastër dhe të vlerësohet edhe më tutje si njëri ndër qytetet më të pastërta të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme