Ed Sheeran dhe Justin Bieber pritet të publikojnë këngë të re

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari britanez, Ed Sheeran dhe ai kanadez, Justin Bieber, kanë realizuar një bashkëpunim të ri muzikor.

Këngëa e dyshes quhet “ I don’t care”, dhe do të publikohet të premtën në ora 17:00.

Këtë e bëri të ditur Ed Sheeran me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, njofton Klan Kosova.

“Kënga ime me Justin Bieber do të dalë të premten”, ka shkruar këngëtari në Instagram.

Projekti i fundit muzikor i dyshes ka qenë “Love Yourself”, ku teksti është i shkruar nga Sheeran dhe Bieber.

Të ngjashme