Edhe deputeti shqiptar Ralf Gjoni i infektuar me COVID-19

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Ralf Gjoni, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Njoftimi i Gjonit ka ardhur vetëm pak kohë pasi që kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ka kumtuar lajmin se ka rezultuar i infektuar me koronavirusin e ri.

“Mirëmëngjes miq Dje kam rezultuar pozitiv me Covid 19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale. Sot jam më mirë dhe me sa kuptoj, drejt rikuperimit.
Mirënjohje të thellë për gjithë mjekët e komunitetin mjekësor që po përballet çdo ditë me këtë ‘armik’ të panjohur më parë. Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët”, ka shkruar ndër të tjera Gjoni në postimin në Facebook.

Të ngjashme