Edhe i prekuri me Coronavirus nga Podujeva erdhi nga Italia

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Katër raste të reja janë konfirmuar sot me Coronavirus në Kosovë, duke e çuar numrin e të prekurve në nëntë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar se rri raste janë nga komuna e Malishevës (që të tre patën kontakt me pacienten e diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020) dhe rasti i katërt është një person nga komuna e Podujevës.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Podujevës, Zaim Thaqi, ka thënë se i prekuri ka ardhur nga Italia.

“Sa kemi informata deri më tani ai ka ardhur nga Italia, datën e ardhjes nuk e dimë. Të paktën këto informacione i kemi tani për tani sepse vetëm sa e konfirmuam se rasti është nga Podujevë”, ka thënë Thaqi për Kallxo.com.

Të ngjashme