Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot ka marrë pjesë në garën “Auto Slalom” që u mbajt në Ferizaj. Jahjaga tha se kishte kënaqësinë të garonte me këto gra që ajo i quan super-vozitëse. “E diela sportive! Pata kënaqësinë që, në kuadër të Kampionatit të organizuar nga Federata Automobilistike e Kosovës në qytetin e Ferizajt të […]
Edhe ish-presidentja Jahjaga i bashkohet garës së shofereve nga rajoni

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot ka marrë pjesë në garën “Auto Slalom” që u mbajt në Ferizaj.
Jahjaga tha se kishte kënaqësinë të garonte me këto gra që ajo i quan super-vozitëse.
“E diela sportive! Pata kënaqësinë që, në kuadër të Kampionatit të organizuar nga Federata Automobilistike e Kosovës në qytetin e Ferizajt të garojë me gra super-vozitëse nga i gjithë rajoni në disiplinën “Auto Slalom””.
“Jemi mësuar t’i heqim barrierat e pengesat që na vendosen përpara në çdo sferë të jetës, por sot u dasht t’i anashkalojmë pak”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

















