Edhe një i vdekur nga Coronavirusi në Kosovë

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 07:44 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se edhe një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit në Kosovë, duke e çuar numrin e të vdekurve në pesë.

“Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet)”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Numri total i të prekurve është 184, ndërsa 30 janë shëruar.

Të ngjashme