Edhe një kandidat nga radhët e PD-së kërkon mandatin e deputetit

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Korab Lita është kandidati i radhës brenda Partisë Demokratike që pranon mandatin e deputetit në Tiranë.

Mësohet se Lita ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizmit dhe tanimë pret miratimin për t’u ulur në karrigen e ligjvënësit.

Korab Lita ka qenë dy herë zv.kryetari i Bashkisë Kamëz, numri dy i Xhelal Mëziut.

Po sot në Kuvend u betuan dy deputetë të rinj Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi, duke e çuar në 98 numrin e deputetëve në sallë.

Kujtojmë që kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi ishte pjesë e kandidatëve demokratë në qarkun e Vlorës.

Ndërsa Arben Elezi ishte pjesë e listës së kandidatëve të PD-së në qarkun e Elbasanit. Përpos dy kandidatëve në fjalë një tjetër emër i ri që i bashkohet Kuvendit është mjeku i njohur Petrit Vargu.

Deputetët e opozitës pritet t’i drejtohen me një shkresë Kuvendit për formalizimin e grupeve parlamentare/Shekulli.

Të ngjashme